Duke perdorur nje teleskop kilian, nje grup shkencetaresh ka zbuluar nje sistem te ri planetar i perbere nga tre planete te ngjashem me ate te Neptunit, te cilet rrotullohen rreth nje ylli pak me i madh se Dielli yne, ka njoftuar dje Oservatori i Europes meridionale, ben te ditur Rojters. "Planeti me i afert me yllin eshte shkembor dhe me i largeti eshte i vetmi qe ndodhet ne zonen e banueshme te ketij sistemi", theksohet ne njoftimin e Oservatorit te Europes meridionale. "Behet fjale per zbulimin e pare te nje sistemi te formuar nga planete me mase te ngjashme me ate qe perben Neptunin", deklaron ne komunikate Christophe Lovis, astronom qe punon ne Oservatorin e Ginevres. Christophe Lovis eshte autor i nje artikulli kryesor mbi zbulimin e publikuar dje ne revisten "Natyra".
Nje grup shkencetaresh te Oservatorit te Ginevres se bashku me disa fakulte te tjera te fizikes te universitetit te Bernes per me se dy vjet kane vezhguar kete yll, i cili ndodhet 41 vit drite larg nga ne dhe gjendet ne Yllesine e Puppis. Per te kryer vezhgimet e tyre shkencetaret kane perdorur nje instrument spektograik qe quhet High Accuracy Radial Velocity Planet Searcher, si dhe duke perdorur nje teleskop me diameter 3,6m, i cili ndodhet ne Oservatorit te Europes meridionale, i ndertuar ne nje zone te Kilit, e famshme per qiellin e saj te kthjellet.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment